Hakerat iranianë e kanë bërë thuajse të zakontë publikimin e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë çdo fundjavë. Këtë të dielë ata kanë publikuar listën e zgjedhësve, një databazë me 741.8 MB që përmban mijëra emra të zgjedhësve.
Në dosjen e publikuar shkruhen të dhënat gjenerale si emri, mbiemri, datëlindja dhe bashkia ku votojnë. Krahas kësaj liste “Homeland Justice” shkruan: Politikanët tanë të korruptuar mendojnë ende se nuk kemi akses tek të dhënat e tyre.
Para listës së zgjedhësve, hakerat bënë publike patentat e shqiptarëve, të dhënat kreut të SHISH Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama, e-mailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe e-maile të administratës publike, etj.
/s.f