42 vjeçari i vrarë mbrëmjen e djeshme në Fllakë të Durrësit është qëlluar 13 herë brenda automjetit të tij. Policia ka dhënë detaje të reja për ekzekutimin e emigrantit Agim Cara, i sapo kthyer nga Anglia, të cilit ju bë pritë pranë banesës së tij.
42 vjeçari, po drejtonte automjetin e tij të tipit Benz me targa AA 295 LA nga persona ende të paidentifikuar. Atë e kanë prekur 8 plumba, nga 13 të shtënat. Policia gjendi 13 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të modelit 56.
Agim Cara, i njohur ndryshe edhe si Xhevahir Brasha gjeti vdekjen pas këtij atentati. Trupi i tij u gjend nga familjarët, në një kanal pranë shtëpisë së tij.
Deri më tani, policia ka shoqëruar 30 persona për ngjarjen.