Mësohen detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.
Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.
Raportohet se viktima është Roland Shahinasi. Ndërkohë vëllai tjetër ka shpëtuar. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.
Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
/e.d