Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi shokues në Kampionatin Botëror për Karim Benzeman.
Fituesi i Topit të Artë mbeti i shkatërruar pasi u përjashtua nga “Katar 2022” shkaku i një lëndimi në kofshë. Sulmuesi ka fluturuar në ishullin e Oqeanit Indian të La Reunion për pak pushim dhe relaksim, mes spekulimeve se ai mund të rikthehet në skuadrën e Francës.
Sipas rregullave të FIFA-s, ata lojtarë të përfshirë në skuadrat fillestare, por të përjashtuar nga lëndimi, mund të thirren sërish nëse janë të gatshëm.
Deschamps, ndërkohë, do të përqendrohej më mirë te lojtarët që ka në dispozicion dhe ka përshëndetur ndikimin e Antoine Griezmann në Katar.
Franca u bë skuadra e parë që rezervoi vendin e saj në fazën eliminatore pas fitores 2-1 të fundjavës së kaluar ndaj Danimarkës. Por, një rikthim i Benzemas në skuadër padyshim se do të ishte një forcë shtesë në skuadrën e Gjelave edhe pse Deschamps nuk ka siguruar një gjë të tillë.
/s.f