Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se Call Center-at me bazë në Shqipëri janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Europës.
Ai tha në MCN Tv, se disa nga shtetet e dëmtuara si Spanja, nuk presin vetëm arrestime të personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi por kërkojnë edhe paratë mbrapsht.
“Ai që është kryelajm është fakti që disa nga Call Center-at janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës. Janë dëmtuar me miliona persona, shtetas të huaj të BE, kanë ngritur alarm të madh sepse ka ardhur koha t’i mbajmë nën kontroll, jo kur na trokasin në derë autoritetet ligjzbatuese evropiane. I kanë vjedhur shtetasve spanjollë 50 milionë euro, tani këto lekë ku janë.
Kanë kaluar një sërë duarsh dhe është e vështirë për t’i hetuar. Duhet ta kishim bërë me kohë hetimin. Spanjollët nuk presin vetëm arrestime, por duan paratë mbrapsht. Kemi arrestuar më shumë nga punonjësit se sa ata që planifikojnë dhe organizojnë. Disa nga Call Center-at janë guaska, që kryejnë aktivitet kriminal të mashtrimit. Kjo formë e mashtrimit kompjuterik duhet të marrë fund sepse po na dëmton si imazh shumë”, deklaroi Karamuço.
Ai foli edhe për publikimin e të bisedave të shqiptarëve nga hakerat iranianë në darkweb. Karamuçoi theksoi se duhet të jemi vigjilent me linqet që hapim për të shmangur problemet.
“Është një listë që ka katër ditë që ka dalë në darkweb. Janë vënë në alarm shumë organe ligjzbatuese. Kjo faqe është fshirë dje nga darkweb-i. A është bërë për provokim, a ka pasur vërtet të dhëna…Përveç numrave, mund të jenë marrë jo brendia e komunikimeve, por skedarë. Frikën se ka pasur më shumë populli i thjeshtë, por disa persona që merrnin personin që e nxori i pari këtë, i profilizuar si IT. Kam komunikuar me persona jashtë vendit, çfarë përmban ACD.
Kemi një thirrje të policisë së shtetit, apel që është bërë vjet, kujdes se ka përpjekje për hakërrim të kodit gjashtëshifror të whatsapp-it. Qytetarët të tregon shumë të kujdesshëm. Darkweb-i çfarë është? Gjithë hajdutët e Tiranës, çfarë vjedhin gjatë ditës, i çojnë aty. Duhet të jemi vigjilent çfarë linqesh hapim. Ka dyshime se shumë nga ato numrat që kemi, janë të infektuar. Merita e këtij lajmi dje, nuk ka qenë paniku, ka qenë edhe ajo që edhe hakerat iranianë e vonuan publikimin që prit të kalojë ky. Vura re që është e diela e parë që janë bosh. Kanë dalë shumë të dhëna. Edhe ai numri personal, bën 20 shërbime. Nëse ajo na klonohet, na krijon probleme”.
/s.f