Ermal Mamaqi ka ftuar kryetaren e FRESSH-it, Joleza Koka, në emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin”.
Edhe pse emisioni do të transmetohet nesër, Mamaqi është infektuar nga fjalimi i Jolezës. Në një video të postuar në Facebook, ku e prezanton Jolezën si të ftuarën e radhës, Mamaqi thotë se ishte tek shtëpia e Bashës dhe u zgjua aty pranë me shtëpinë e Astrit Patozit, me pak fjalë “lajthit” tamam si freshistja në fjalimin e saj gjatë shpërndarjes së teserave të reja të PS-së.
“Më falni se erdha kështu me kato rroba, se isha tek shtëpia e lul Bashës u zgjuam domethënë se e ka Astrit Patozi aty dhe zbrita poshtë shoh Erion Veliajn se ishte aty pranë me bodigardët e Tahirit…”, ironizon Ermali.