Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare që ka qenë e diagnostifikuar me autizëm. Për shkak të kësaj ai është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të fëmijës. Tashmë është publikuar edhe momenti i rrahjes. Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Gazeta Insajderi ka siguruar video incizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.