Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Ndërsa në zonat malore pritet të ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verilindore kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.