Ka përfunduar në barazim ndeshja mes Anglisë dhe SHBA-së. Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Al Bayt”, rezultati ishte 0-0.
Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët sikurse Pickford i Anglisë ashtu edhe Turner i Amerikës arritën që t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.
Anglia arriti të regjistrojë tetë tentativa për gol ku tre prej tyre ishin drejt kuadratit të portës, krahas Amerikës që kishte 10 raste për gol, por që vetëm një prej tyre rrezikoi portierin Pickford.
Anglia mbetet në vendin e parë në Grupin B në kuotën e katër pikëve, krahas SHBA që renditet në vendin e tretë me dy pikë. Irani ka tre pikë, kurse Uelli me një pikë.
Tre luanët do të përballen me Uellsin, kurse SHBA do të ndeshen me Iranin për të përcakuar dy ekipet që do të kalojnë grupin. Anglisë dhe Iranit u mjafton një barazim për të arritur këtë.
/s.f