Fjodora Fjora ka ndarë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan një histori ku djali i saj e ka tronditur jashtë mase. Ajo ka rrëfyer se një herë djali i saj i ka ikur nga duart në aeroportin e Bodrumit në Turqi dhe ka vrapuar aq sa ajo e pati të vështirë ta kapte.
Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia fusësh ndonjë shpullë, po e ke mbajtur veten?
Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.
Aldo: Jo! Të iku truri.
Fjodora Fjora: Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!
Megi Latifi: Tani s’e meritonte ai t’ia fusje një shpullë.
Fjodora Fjora: U mjaftova me ta kapur nga rrobat.
/a.r