Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në të njëjtën ditë kur krerët e BE-së, do të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanit Perëndimor.
“Duhet të ketë qenë një vendim jo i lehtë për Berishën. Simbolika, çfarë ndodh në 6 dhjetor? Në 2 mijë vite nuk besoj të vijnë 30 kryetarë shtetesh në Shqipëri. Ne të gjithë e kemi ndjerë paragjykimin ndaj nesh jashtë shtetit. Është një rast i jashtëzakonshëm që 30 kryetarë shtetesh vijnë në Shqipëri,. Sigurisht që besoj se ka qenë një vendim jo i lehtë për të bërë një protestë”- u shpreh Idrizi.
“Kryetarët e shteteve të BE-së po vijnë për Ballkanin Perëndimor. Tani ne të opozitës jemi në Ballkanin Perëndimor apo jo. Prandaj duhet që Rama të bëjë pjesë të protokollit edhe opozitën. Në këtë samit që do të mbahet në Tiranë opozita duhet të jetë pjesë e protokollit shtetëror dhe kjo protestë është një protesët që i kalon ato linja të qarta të cilat duhet të na bëjnë ne si shqiptarë të kapërcejmë mbi veten tonë. Besoj se ka vende të tjera se ku mund të bëhen kritikat. Nuk jemi më vend i izoluar, opozita ka trupa diplomatikë ku mund të adresojë çështje”-u shpreh kreu i PDIU.
Mes të tjerash, deputeti tha se për protestën ishte informuar nga mediat, duke lënë të kuptohej se Berisha nuk ishte konsultuar me të. Idrizi shkoi më tej duke deklaruar se asnjë prej atyre që janë rreshtuar pro partive opozitare, nuk kishin marrë pjesë në protestat për Çështjen Çame.
“Unë e kam marrë vesh nga mediat se lideri i pozitës do bëjë një protestë. Mua nuk më ka thënë njeri asgjë që do ketë protestë, do bëjmë këto gjëra etj etj. Nëse diksu nga ata që janë rreshtuar në partitë opozitare, ka ardhur qoftë edhe njëherë në organizime të bëra nga ne për çështjen Çame unë do shkoja qoftë për solidaritet.
Nuk është rasti im as i PDIU-së. Një ndër kauzat më kryesore për ne është drejtësia për çështjen e Çamërisë ku ka një ligj, kemi bërë me dhjetëra dhe qindra proteste. Nëse ka ardhur qoftë edhe njëherë të vetme. Më vjen keq për kompleksitetin që kanë karshi Greqisë dhe për paburrërinë ndaj Çështjes Çame”- shtoi ai./m.j