Një rast i dhunës seksuale ka ndodhur në Barletta të Italisë, ku një e mitur u josh nga shkolla dhe u dërgua në një fermë ku më pas u përdhunua.
Viktima është dehur në alkool dhe drogë e më pas është dërguar në spital dhe ishte lënë atje.
Policia e Andrisë, e cila po heton rastin, megjithatë arriti të gjejë identitetin e burrit që e dhunoi dhe e arrestoi atë.
Përdhunuesi i dyshuar iu afrua të miturës kur ajo la shkollën dhe më pas e çoi në një shtëpi në fshat në provincën Barletta-Andria-Trani.
Këtu, pasi e kishte trullosur me pije alkoolike dhe drogë, ai abuzoi me të. Pas dhunës, ai e ka çuar vajzën në një qytet tjetër jashtë provincës dhe e ka lënë pranë një spitali.
Hetimet nisën pasi viktima u paraqit në spital duke thënë se ishte përdhunuar dhe nuk e njihte personin që e kishte abuzuar.
I arrestuari, me precedentë të pastër penalë, po hetohet për veprën penale të rrëmbimit të të miturve, sulmit seksual të rëndë, përdorimit të alkoolit dhe drogës./m.j