Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho tregoi arsyet se përse u ble energji nga jashtë vendit fundjavën e kaluar, teksa parashikohej se do të kishte reshje instensive.
Në një intervistë për Euronews Albania, Verdho u shpreh se në datën 11 nëntor, pati një kërkesë për furnizim nga OSHEE-ja dhe KESH-i, për të mos konsumuar rezervën energjetike të saj të liqenit të Fierzës, vendosi të importojë energji.
Gjithashtu, Verdho u shpreh se sipas parashikimeve, do të kishte një sasi reshjesh prej 100 mm, por rezultoi më shumë se aq.
“Është një kronologji e gjatë që nga data 11, ku kërkesa e OSHEE-së për furnizim, detyrim shërbim publik që KESH-i e ka dhe vazhdon ta japë për gjithë vitin, nga 1 janari i këtij viti ofron shërbim të pandërprerë të energjisë. Kërkesa e lëvruar për javën e kaluar, e dhënë në datën 11 nëntor, e detyroi KESH-in, për të mos konsumuar rezervën energjetike të saj të liqenit të Fierzës, për të shkuar në një pjesë të kërkesës në import. Ky import, gjithmonë KESH në këto muaj, ka akomoduar që duke parë rezervën energjetike, sheh edhe mundësinë e importit, për të mos impaktuar rezervën energjetike dhe del në blerje në datën 11.
Parashikimet e motit në atë ditë, thoshin që në fundjavën e ardhshme do të ketë reshje intensive deri në 100 mm shi. Sa më shumë i afrohemi eventit, flasim për ditën e enjte, shohim që këto instensifikohen në 200 mm shi dhe në pjesën e dytë të ditës së dielë. KESH merr masat për të kontaktuar, për marrëveshjen me KEK-un për depozitimin e energjisë dhe për të bërë kthimin e energjisë që KEK ka depozituar në KESH gjatë muajve të thatë. KEK ka kërkuar vetëm 600 mega në këto 3 ditë. U hodh në hapin e tretë, hapi i optimizimit, që do të thotë shitje dhe blerje”, theksoi ai.
/e.d