Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një lidhje direkte me emisionin Opinion, deklaroi se Partitë Popullore Europiane ia kanë bërë të qartë Partisë Demokratike se nuk e pranojnë një parti që proteston ditën kur në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Taulant Balla: Uroj që foltorja e PD ta dëgjojë Parlamentin Europian, sepse jam informuar që nga ana e Parlamentit Europian i është thënë shumë qartë, të paktën përfaqësuesit e Partisë Popullore Europiane, që ata nuk do të pranonin kurrë që një parti, ose ata që kanë uzurpuar partinë, të bënin një protestë në ditën e samitit. Këtë mund t’ua konfirmoj edhe me emrat, përfaqësuesve përkatës të PPE që ia kanë bërë me dije PD, ose foltores së PD.
Blendi Fevziu: Është lajm ky zoti Balla, është i sigurt?
Taulant Balla: Po është shumë i sigurt Fevzi sepse unë nuk flas ndonjëherë në ajër. Meqë këta citojnë Parlamentin Europian, të citojnë edhe çfarë iu është thënë nga Parlamenti Europian.
/a.r