14 ora dore të shtrenjta të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit nga Policia Kufitare. Orët iu sekuestruan qytetarit me iniciale K.H., të cilat iu gjetën në bagazhe gjatë një kontrolli të imtësishëm.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
/a.r