Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës, i cili në vitin 2017 u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për akuzën e marrëdhënies seksuale në shpërdorim të detyrës.
Gjyqtarët e lartë rrëzuan gjithashtu edhe kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar atë për korrupsion, duke lënë vendimin e Apelit në fuqi.
Shukri Xhelili, u përfshi në një skandal seksual në 2016, ku i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi punë.
Krimet e Rënda e hetuan dhe kërkuan dënimin e tij për korrupsion më formën e kërkimit të favoreve seksuale, por Apeli ndryshoi akuzën duke zbutur pozitat e Xhelilit. Vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë 5 vite pas dhënies./m.j