Policia e Elbasanit ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë patrullojnë në zonat problematike të qytetit.
Raportohet se policia ka po zhvillon kontrolle me qëllim kapjen e personave problematikë, por edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë qytet.
Deri tani nuk ka një informacion nga policia, në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë aksion të policisë.
Qarku i Elbasanit mbetet një nga pikat kyçe sa i takon aktivitetit kriminal.
Shumë prej operacioneve të fundit kanë pasur si synim kapjen e Talo Çëlës, personi më i kërkuar në Shqipëri.
/s.f