Sot disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, po protestojnë sërish sot kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Sot banorët do të zhvillojnë në marshim-protestë në drejtim të parkut për të kundërshtuar vendosjen e traut.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në një intervistë për Report Tv u shpreh se rruga ku do të vendoset trau është e vetmja që të çon në plazhin e Divjakës.
‘Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët. Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri.’- u shpreh Korreshi.
Ministria e Turizmit sqaroi dje se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.
Protestuesit e organizuar nga Rithemelimi arritën të shkulin kabinën e vendosur nga Ministria e Turizmit për vjeljen e biletave në Parkun Kombëtar të Divjakës. Kundër hyrjes me pagesë është dhe deputeti socialist Erion Braçe, për të cilin tha se është i paligjshëm dhe arroganca buronte nga Ministria e Mjedisit.
/a.r