Porti i Durrësit ka qenë fokusi i debatit të sotëm në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se arsyeja e mërzitjes së tyre nuk janë qytetarët por halli i tyre.
Sipas Ballës qeveria e mëparshme që drejtohej nga PD ka dhënë koncensione që i kanë sjellë dëm buxhetit të shtetit pasi nuk kanë funksionuar.
Gjatë fjalës së tij ai përmendi terminalin lindor në Portin e Durrësit duke ‘shënjestruar’ kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së Ilir Meta për cilët tha se e firmosën koncension me 22 qershor një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
Balla tha se problemi i Berishës është se këta koncensionarët po i kërkojnë paratë tani që marrëveshjet janë prishur.
Taulant Balla: A e dini ju se sa koncensione ka dhënë Sali Berisha në Portin e Durrësit, që nuk kanë bërë asnjë investim dhe që i kanë sjellë dëme shtetit, nuk kanë funksionuar, halli i Saliut është terminali lindor në Portin e Durrësit, terminal që e dha një muaj para se të ikte nga pushtet, është halli i Saliut dhe Metës, i dhënë më 22 qershor.
Terminali i kontejnerëve, koncension tjetër që prishet dhe po ashtu i terminalit të tragetëve,m janë tre koncensione që ju i keni dhënë dhe keni hallin se ju kërkojnë lekët.
Që të jemi të qartë me çdo qytetar shqiptar, arsyeja pse janë mërzitur është se këta persona që kanë marrë këto koncensione kanë shkuar tek Saliu dhe i kërkojnë lekët Saliut./m.j