• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit/ Xhaferraj akuzon Berishën: Korrupsion, pse ‘Rithemelimi’ heshti për disa muaj! Vangjeli: Ndiq paratë për të kuptuar të vërtetën

by Java News
17/11/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Porti i Durrësit ka ‘ndezur’ debatet në politikë mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferraj ka folur në Report Tv mbi projektin e ri, i cili thotë s e eka denoncuar që në muajin shkurt gjatë një interpelance në Kuvend me ministren Belinda Balluku. Xhaferraj thotë se ky nuk është një projekt strategjik siç pretendon qeveria, por korrupsion i pastër.

Në emisionin ‘Kontrast’ me Lorenc Vangjelin dhe Denis Mingën, Xhaferraj ngre pyetjen përse grupi i deputetëve të Rithemelimit ka heshtur kaq gjatë për ta denoncuar këtë port, ndërsa thekson se ata kanë heshtur edhe për projektin e Porto Romanos.

“Në shkurt kam kërkuar interpelancë, ku përballë ballukut kam ekspozuar fakte që pse projekti në fjalë nuk ka të bëjë me një investim strategjik por me një korrupsion. Pse heshti foltorja për disa muaj, nëse unë kam fol që në shkurt. Ka heshtur edhe për investim e bërë në Porto Romano. Investim, pa projekt, ligj, janë qindra milionë euro dhe asnjë fjalë nuk është thënë, heshtën. Ndiq kush janë investitorë për të zbuluar të vërtetën.

Analisti Vangjeli thotë se heshtja tregon qartë që në mes ka interesa financiarë, por pa dhënë të tjera detaje. I pyetur se kush ka interesa, deputetët demokratë apo socialistë, Vangjeli tha se para nuk ka ngjyrë.

“Ka nuanca të tjera në mes. Të tjerë deputetë që nuk flasin, që janë në heshtje për një arsye të dyfishtën. E para sepse askush nuk e njeh projektin ë themel. Mungojnë të dhëna për të krijuar një bindje mbi atë ca është. Ndërthuren interesa, ku pas heshtjes së dikujt mund të zbulohet një interes ose anasjelltas. Po ju jap një indikacion. Do ishte me interes lista e pronarëve real të zonave rreth portit të ri që do të ndërtohet.

Duke nisur nga pronësi rreth portit dhe interesave të tjera që janë të ndërthurura mbi ketë bazë. Interesa politike? Në fund të çdo hesapi sido që të vijë edhe kur shikoni sherr dhe shamata dhe paqe të papritur ajo këshilla e hershem që thuhet nga ekspertët e kriminalistikës për politikën shqiptare, ndiq paratë që të kuptosh logjikën e atij që flet hedh brohoret urren. Interesa mirëfilltë financiare. Paraja nuk ka ngjyrë, nuk mban erë edhe kur është e pistë”, tha Vangjeli.

Xhaferraj tha se ky projekt bie ndesh me axhendën e integrimit europian, ndërsa komentoi edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës duke thënë se e bën për të zhvendosur vëmendjen pasi është në hall të madh.

“Bie ndesh me axhendën e integrimit. Nëse flasim që prioriteti është integrimi europian. Godet ashpër marrëveshjen e stabilizim asocimit. 816 mijë metër katrorë, që janë e gjithë sipërfaqja, në zonën përreth çmimit varion nga 1500- në 2 mijë euro. Vlera e tokës është 75% e projektit. Pse e bën këtë punë me një ligj,. Zëdhënësja e be ka kërkuar shpjegim, ka kërkuar që autoritet të japim shpjegim si e vlerësojnë këtë marrëveshje me atë të stabilizim asocimit.  Kryeministri vjen sulmon opozitën. Kjo tregon që është në hall të madh”, vijoi Xhaferraj.

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar./m.j

Next Post
Kreu i OKB bën deklaratën e fortë: Lufta bërthamore është e mundur!

Samiti për klimën, ende pa ujdi, Guterres: Bota po na sheh, kemi dy zgjedhje, bursën ose jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com