Kryeministri Rama është akuzuar shpeshpër raportet e tij të ngushta me presidentin serb Vuçiç, ku shpesh është thënë edhe prej opozitës se cënojnë interesat kombëtare të vendit. Është pikërisht kjo marrëdhënie si edhe mbështetja për Ballkanin e Hapur që ka krijuar kushtet edhe për një raport jo shumë komod të Ramës me Kurtin.
Por, çfarë mendojnë në Kosovë për këtë?
Linda Karadaku-ABC: Kryeministri i Shqipërisë është akuzuar shpesh për marrëdhënien e tij të afërt me presidentin e Serbisë, po flasim për marrëdhënien Rama-Vuçiç. Mendoni që kjo marrëdhënie mund të jetë ndihmesë në momente të caktuara për Kosovën? A mund të shfrytëzohet?
Ramush Haradinaj: Po mendoj se ne duhet të gjithë, çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë.
Ne si Kosovë nuk e fshehim, ne e kemi synim dhe jo vetëm synim por të rëndësisë jetike, anëtarësimin në NATO. Dhe arsyeja pse nxitojmë për marrëveshjen me Serbinë është që ndonjë nga Defenders të ardhshëm, ushtrimi NATO-s në Ballkan, të na përfshijë si anëtarë të NATO-s, se ne jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta. Pra, ndihma e kryeministrit Rama, ndihma e politikanëve të opozitës në Shqipëri, e të gjithëve është e mirëseardhur që të mbyllet një çështje kaq me rëndësi./m.j