Kreu i qeverisë sërish ka reaguar për akuzat e opozitës për ndërtimin e portit të Durrësit.
Rama i cilëson maskaragjozllëqe ato që thuhen nëpër media, për të cilat tha se u ka dhënë hapësire të paanë atyre që po e luftojnë projektin si djalli temjanin.
‘Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!’- shkruan Rama.
/a.r