Debate të forta ka pasur sot në Komisionin e Ekonomisë teksa është duke u diskutuar projekti për Portin e Durrësit. Deputeti Erion Braçe ka debatuar me deputetin Edmond Spaho, teksa ky i fundit ka kërkuar që në këtë komision të jenë të pranishme edhe ministret për të dhënë llogari për këtë projekt.
Debate:
Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur.
Spaho: Të vijë ministrja.
Shalsi: Neta mos i jep përgjigje fare.
Spaho: Do seriozitet kjo punë.
Braçe: Për çfarë të vijë për çfarë të vijë për çfarë të vijë që ta shahësh ti?
Spaho: Ministrja të vijë dhe të japë llogari. Nuk kanë kurajo që të vijnë këtu.
Braçe: Do vijë por jo për ta sharë ti mo. Sa ke hyre ti këtu vetëm ke sharë.
Shlasi: Zoti Xhelili dëgjo këtu. Këtu ka edhe zhurmues që nuk duan as të lexojnë, as të dëgjojnë.
Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani ofshore.
/s.f