Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka komentuar mrbëmjen e sotme protestën e opozitës që u zhvillua ditën e shtunë. Në një intervistë në TVSH përballë gazetares Elona Meço, Gjiknuri deklaroi se kauza e opozitës nuk qëndron. Gjiknuri nënvizoi se e vërteta është se në të gjithë zgjedhjet e fundit, vota nuk është prekur dhe se populli shqiptar i ka dhënë maxhorancës mbështetjen që i ka takuar.
Sa i takon dyshes, Meta-Berisha, Gjiknuri tha se ata janë 2 figura që thjesht riciklojnë vetëveten, nuk përfaqësojnë asgjë dhe thjesht po përgatisin alibinë e humbjes.
Elona Meço: Më lejoni ta nis këtë bisedë me zhvillimin e fundit, protestën e opozitës të shtunën. Një protestë e qetë, por me një mesazh të rëndësishëm. “Nuk ka stabilitet pa votën e lirë”. Si e lexoni këtë mesazh? Shpresoj të mos më thoni që në zgjedhje nuk blihet apo kontrollohen shumë vota.
Damian Gjiknuri: Nuk e marr të mirëqenë fjalinë e fundit që thatë. Mua, mesazhi që dëgjova nga udhëheqësit e asaj proteste më replikonte mesazhe të dëgjuara edhe më parë nga PD, që sa herë përgatitet për zgjedhje, krijon edhe alibinë për humbjen e zgjedhjeve dhe më pas kërcënimin se po u prek vota nuk do të ketë stabilitet. Në fakt, e vërteta është se në të gjithë zgjedhjet e fundit, vota nuk është prekur asnjëherë në mënyrë të tillë siç pretendojnë. Nuk ka evidenca të qarta se mund të jetë ndryshuar rezultati i zgjedhjeve apo që populli shqiptar nuk ka shprehur vullnetin e tij të lirë, duke i dhënë maxhorancës mbështetjen që i ka takuar.
Elona Meço: Raportet e OSBE-së janë të tilla që e konfirmojnë problemin me votën.
Damian Gjiknuri: Raportet e OSBE-së nxjerrin episode të caktuara, që ekzistojnë në çdo palë zgjedhje, por në të gjitha raportet e OSBE-së ka një fjali magjike që nuk ka shkelje të tilla në atë masë sa mund të vërë në dyshim tjetërsimin e mandatave apo që maxhoranca të ketë përfituar mandat për shkak të shkeljeve.
Elona Meço: Çështja është tek ndërhyrja e shtetit për të shtrembëruar votën. Raporti i OSBE-së flet për këtë.
Damian Gjiknuri: Kjo është një teori e stërdiskutuar. Çdo qeveri kur është në pushtet, ka avantazhe, ka edhe disavantazhe, mund të duket sikur ka avantazhe të gjoja përdorimit të burimeve shtetërore, gjë që tashmë janë të evidentuara qartë dhe është shumë e vështirë që të mund të përdren burime shtetërore, pasi përbëjnë vepër penale dhe janë të evidentueshme. Qeverisjet kanë edhe disavantazhe, pasi mund të vihesh përballë me mosarritje, me premtime të pambajtuara. Kjo është provuar në të gjithë botën. Aspekti i jsutfiikimit të humbjes që është një praktikë tashmë e vendosur në Shqqipëri dhe që për mua përbën themelin e krizave politike në është mospranimi i humbjes. Ky është themeli i çdo alibie të ngritur rreth legjitimitetit të zgjedhjeve. Ajo që tha Sali Berisha në miting ishte pararendëse e paralajëmrimit të tij për atë çka pritet të ndodhë për arsye që dihen, se ata janë të përçarë, sepse ata janë thjesht figura të ricikluara që nuk përfaëqsojnë asgjë të re. Përtej ngarkesave dhe difekteve që mund të ketë qeveria dhe maxhoranca mund të ketë edhe ajo mosrealizimet e saj, por për shqiptarët ndryshimi është shumë i qartë dhe këto 2 figura që thjesht riciklojnë vetëveten, nuk përfaqësojnë asgjë dhe thjesht po përgatisin alibinë e humbjes.
Elona Meço: Ju shqetëson ju si parti qeverisëse kjo retorikë? Një nga akuzat e Sali Berishës për Lulzim Bashën si i shitur ishte se nuk bëri protesta pas zgjedhjeve të prillit 2021. Kjo do të thotë se ai vetë do ta bëjë këtë pas zgjedhjeve të 14 majit. Sa e qendrueshme është një Shqipëri në protesta?
Damian Gjiknuri: Janë dy gjëra. Njëra është se çfarë sjell tensioni politik. Patjetër që tensioni politik nuk sjell gjë të mirë. Nga ana tjetër është po ai Sali Berishë që ka thënë se Lulzim Basha humbi zgjedhjet, dogji mandatet pa dijeninë tonë, megjithëse jam i bindur që Sali Berisha ka qenë pjesë e atij skenari, sepse e ka mbrojtur me forcë kudo vendimarrjen për djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve lokale.
Elona Meço: Berisha ka thënë se Lulzim Basha nuk i humbi zgjedhjet, por as i fitoi ato.
Damian Gjiknuri: Është një kamuflazh për humbjen. Po nuk i fitove, janë humbje. Pra, ai e ka përdorur vetë këtë për të bindur demokratët se Lulzim Basha nuk ishte lider i aftë për të fituar zgjedhjet dhe e la PD në opozitë, braktisi institucionet, zgjedhjet vendore dhe të gjitha këto shkaqe i krijuan avantazhe PS dhe e çuan në fitore, sipas fjalëve të Sali Berishës. Do të thotë se këtu ka ndodhur një gabim strategjik i opozitës. Atëherë pse përpara se të hysh në zgjedhje përgatit opinionin publik që po u prek vota, s’ka stabilitet, ndërkohë justifikove paaftësinë e atij që zëvendësove për shkak se nuk fitoi dhe jo për shkak të prekjes së votës?/m.j