Deputeti Luçiano Boçi ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.
“Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”, u shpreh ndër të tjera Boçi.
I pyetur nëse e ka mbështetjen nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ai tha: “Dakordësia mes bazës dhe pjesës që pretendon se mban vulën e PD, është e dëshmuar, në pjesëmarrjen e djeshme të demokratëve dhe jo vetëm, kontaktet e mia për çdo person mendon ndryshe, do vazhdojnë të jetë të ngushta, sepse interesi është për qytetarët e Elbasanit”.
Zgjedhjet vendore pritet të zhvillohen më 14 maj.
Më 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.
Më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe listave shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak.
/s.f