• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alimehmeti: Kur dal nga shtëpia i lutem Zotit! Shqiptarët ikin sepse jashtë është më mirë

by A R
14/11/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktor Ilir Alimehmeti është një ndër 7 kandidatët që ka hyrë në garën e primareve për të dalë përballë Erjon Veliajt në zgjedhjet e 14 majit për postin e kryetarit të Bashkisë.

“Tirana jonë vuan për administrator, jo për politikan. Politikanë janë bërë të gjithë, të gjithë dinë. Nuk zgjidhim çështjen e trafikut, parkimit se merremi me luftën në Ukrainë” thotë Alimehmeti në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”.

Pse vendose të kandidosh?

Ilir Alimehmeti: Dal në rrugë. Shoh qytetin ku jetoj e ndjej dhimbje për qytetin ku jetoj, gjërat që ka humbur dhe po vuan. Sa të dalësh duhet ti lutesh Zotit që të mund të dalësh nga rrugica me makinë… Shkon në punë me nerva. Duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë, për të marrë pagën më të ulët në Europë.  Nëse kjo nuk shkakton dhimbje jemi popull shumë i çuditshëm.

Duhet të përveshim mëngën. Shqipëria nuk bëhet me filozofë.  

Kjo Tiranë ka nevojë për administrim, me sytë drejt qytetit dhe jo me sytë drejt kryeministrisë, apo kryesisë së partisë apo aeroplanit”

Kryetari i bashkisë duhet të jetë një person që administron shërbime, ofron shërbime. Politikat i bën pushteti qëndror. Cilësia e ajrit nuk pyet fare se i kujt parti je”

A keni gati një program, një ekip nëse zgjidheni si kryetar bashkie?

Ilir Alimehmeti: “Ekipi ekziston. Ekspertë ka plot të mirë Shqipërëia por është fatkeqësi që nuk i ka dëgjuar kush por i kanë trajtuar si kukulla që vetëm kanë firmosur.

“Kemi një grup pune dhe nga rezulatete paraprake parkimi mund të bëhet komplet pa lekë pasi nuk është vënë asnjë investim për atë thjesht një vizë. Tjetër është parkimi nëntokësor. Parkimi mbitokësor nuk gjen asnjë justifikim pse është me pagesë.

Edhe nëpër botë me pagesë janë?

Ilir Alimehmeti: Po, por nëpër botë ke politikanë që përgjigjen para ligjit. Ke paga më të larta, ke naftën më të ulët, ke incentive, nuk e ke shkollën pasdite. Ke çerdhen nëpër zona rurale. Ky filmi “nëpër botë” është gjëja më pasens nëse do të doja të bëjë si nëpër botë do të mirrnim avionin e të iknim.

 Me 1 mijë lekë ora që paguajmë për parkim vërtet besoni se shkojnë për gjelbërim Me aq lekë sa paguajmë për parkimin do të ishte bërë një xhungël.

Taksa e infrastkruturës shkollore. Thotë e përkohshme por ka 7 vjet që është aty. Durrësi, Elbasani, Shkodra.. Asnjë bashki nuk e ka.

Ne paguajmë taksë infrastrukture shkollore po sa i kanë fëmijët pasdite në shkollë?! A kanë dhënë ndonjë pagesë nën dorë ta regjistrojnë në çerdhen apo kopshtin kur duan…

A i njeh ndonjë të mirë qeverisjes së Veliajt?

Ilir Alimehmeti: (Qesh) Veliaj duhet të na japë prova dhe transparencë për çfarë ka bërë.  Por kam një pyetje. Pse po ikin shqiptarët?! Se po bëhet mirë?! Nuk ka asnjë popull që thotë do iki se është mirë. Njerëzit ikin se janë keq. Kjo është peshore e shumë dimendisoneve.Po ikin njerëz me mundësira kanë të ardhura. Po ikin të gjithë, po jua thotë eurostat.

Po ndihet lufta brenda partisë? Si ju duken 7 kandidatët

Ilir Alimehmeti: Primaret bëhen për herë të parë në Ballkan. Primaret janë oferta. Njerëzve u kemi dhënë 7 oferta jo 7 gladiatorë. Ju zgjidhni kush ju përfaqëson më shumë. E bën dot atë punë apo jo. Është administrim përveshje mëngësh, e bën dot apo ka ndërmend të lexojë libra kur të sëmurët.

Më 14 maj fiton apo nuk fiton. Të fitosh 14 majin nuk mjaftojnë vetëm votat e demokratëve, duhen votat e aleatëve, shoqërisë civile dhe elektoratit gri dhe votat e majta.

Ne e dimë fare mirë si është Tirana. E shoh qartë se nëse shkon vetëm me votat e nuk del nga pragu I partisë ku qëndron askush nuk fiton. Ai të fitojë dhe më pas të punojë.

Një mesazh për qytetarët e Tiranës pse duhet tju votojne ju?

Ilir Alimehmeti: Të zgjedhin një person që ka gjasa të fitojë. Zgjidhni ofertën më të mirë për veten dhe familjen tuan. Nëse mendoni se jam unë faleminderit. Shikoni interesin ku familja juaj është më mirë. Zgjidh ofertën më të mirë për veten tënde qoftë në primare qoftë më 14 maj

/a.r

Next Post
Rama falenderon Grubin: Është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve

Rama falenderon Grubin: Është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com