Një nga momentet më të rëndësishme të nëj eventi madhështor siç është “Kupa e Botës”, është ceremonia e hapjes, të cilës i kushtohet një vëmendje e madhe.
Kjo ceremoni do të mbahet me 20 nëntor në stadiumin “Al Bayt“ në qytetin Jor në orën 19:00 me orën lokale të Katarit.
Këtë hapje e bëjnë më të rëndësishme edhe këngëtarët e njohur që performojnë këngën që më pas kthehet në një hit. Këtë vit ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të huaja, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.
Por, u përfol gjithashtu se këngëtarja kolumbiane do ta hapë Kupën e Botës jo vetëm me grupin korean, por edhe me artisten e mirënjohur me origjinë shqiptare, Dua Lipën.
Ky lajm që ka qarkulluar prej kohësh tashmë, ka nxitur një reagim nga vetë Dua Lipa. Këngëtarja me famë botërore shkruan në Instastory se nuk do të performojë në “Kupën e Botës” dhe se as nuk do ta ndjekë skuadrën e saj Anglinë, në Katar.
“Ka shumë spekulime se do të të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë në negociata me asnjë platformë. Do të jem duke bërë tifor për Anglinë nga larg. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”– ka shkruar Dua Lipa.
/a.r