• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U sëmura 15 vjeç, njerëzit thoshin bën vetë se do burrë. Prindërit e mi me lot në sy…”

by A R
13/11/2022 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin e E Diela Shqiptare tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur Bleona një vajzë 23-vjeçare e cila ka treguar një histori prekëse kur ishte 15 vjeç. Ajo u rrëzua dhe lëndoi gjurin, ku u detyrua që të qëndronte pa lëvizur për 3 muaj. Gjatë kësaj periudhe përveç dhimbjes dhe mërzisë së prindërve, Bleona duhet të duronte edhe fjalët e njeërve që thonin për të. Sipas saj njerëzit thoshin që ajo nuk është e sëmurë, bën vetë dhe se kërkon burrë. Këtë gjë e ka përjetuar shumë keq dhe gjithmonë qante, por pranë saj, i ka qëndruar familja dhe motra.

Bleona: Kur isha 15 vjeç, isha e sëmurë, mir që isha e sëmurë, por dëgjoja dhe nga njerëzit fjalë.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Bleona: Në momentin që isha e sëmurë dëgjoja njerëzit që jo të thoshin inshallah do i kalojë, por nuk është e sëmurë, bën vetë sepse do burrë. A ishte kjo një fjalë për të thënë për një fëmijë 15 vjeç? Ndërkohë që unë isha e sëmurë dhe vuaja. Më vrisnin shumë fjalët. A bën një 15-vjeçare të shtiret sikur është e sëmurë, të shikojë prindërit e vetë duke qarë?

Ardit Gjebrea: Po kush e thoshte këtë gjë?

Bleona: Të gjithë pa përjashtim.

Ardit Gjebrea: Ato që kërkonin burrë për vete?

Bleona: Përfshirë edhe ata që ishin prindër. Nuk thoshin vetëm mosha ime ose dikush tjetër që ishte vetëm 2-3 vite më e madhe se unë. Por thoshin dhe vetë ato që ishin vetë prindër.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë sëmundje kishe?

Bleona: Unë kisha vrarë gjurin, u rrëzova dhe për tre muaj kam ndenjur, nuk kam lëvizur dhe në atë moment thoshin që nuk është e sëmurë, nuk i dhemb gjuri, por…

Ardit Gjebrea: I dhemb burri.

Bleona: Do burrë prandaj.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe martohen aty zakonisht?

Bleona: Pjesa më e madhe martohen 18 e lart, jo më poshtë.

Ardit Gjebrea: Kishe kohë.

Bleona: Kisha kohë, po njerëzit.

Ardit Gjebrea: Dalim tek motra.

Bleona: Në momentin që dëgjova që njerëzit po flisnin kështu, jo vetëm unë por edhe prindërit, motra dhe vëllai u mërzitëm. Nuk na linin rehat njerëzit. Motra u afrua…

Ardit Gjebrea: Të vrasësh gjurin dhe mos të të lërë rehat dynjaja, kjo është…

Bleona: Motra u afrua dhe më tha, po çfarë ke, pse po qan? Edhe po i tregoja që nga njerëzit. Jo tha mos dëgjo fjalët e të tjerëve, se Zoti i vjen në hak çdokujt tha.

Ardit Gjebrea: Pra motra dikur të tha mos dëgjo se çfarë thonë njerëzit. Ndërkohë që ke ardhur sot për t’ja thënë sot këtë fjalë ti motrës, mos dëgjo se çfarë thonë njerëzit.

Bleona: Po. 

Next Post
Rritet bilanci i viktimave në Stamboll, 6 të vdekur dhe 53 të plagosur, Erdogan: Sulm i pabesë! Ndëshkim autorëve

Rritet bilanci i viktimave në Stamboll, 6 të vdekur dhe 53 të plagosur, Erdogan: Sulm i pabesë! Ndëshkim autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com