jë aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë ku janë plagosur plot tetë persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin trajtimin mjekësor.
“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje, ndodhen forcat e policisë që po merren me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur në një orar ku nuk ka pasur qarkullim të shtuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
/e.d