Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka kritikuar sot në Parlament pika të buxhetit të vitit të ardhshëm. Sipas tij, në një kohë kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.
“Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përlurur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe më kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit ‘shtriji këmbët sa ke jorganin’. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike”, tha Xhafaj.
Deputeti socialist shtoi se Buxheti edhe pse në këto kushte shtrëngese “mund dhe duhet të ishte më shumë i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht te pensionistët pa mbështetje shtesë”.
/s.f