• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania publikon listën e futbollistëve për botërorin, Flick rikthen heroin e ‘Brazil 2014’

by Java News
10/11/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hansi Flick ka publikuar listën e lojtarëve të Gjermanisë për Botërorin Katar 2022. Trajneri ka ftuar tre portierë, nëntë mbrojtës, po kaq mesfushorë dhe pesë sulmues, repart ku Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko janë risitë.

29-vjeçari i Werderit, nuk ka veshur kurrë më parë fanellën e “Pancerave”, por 10 golat dhe dy asistet në këtë sezon në Bundesliga janë shpërblyer me një biletë në Kupën e Botës. Feston dhe Moukoko, 17-vjeçari i talentuar i Dortmundit.

Sulmuesi është pjesë e Gjermanisë U21 (5 ndeshje dhe 6 gola), me verdhezinjtë numëron 6 gola dhe po kaq asiste këtë sezon, dhe tani është gati të japë kontributin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren e madhe.

Flick ka rikthyer në kombëtare edhe Mario Goetze, heroin e Brazil 2014. Fantazisti gjerman, i cili vendosi finalen e Botërorit të tetë viteve më parë ndaj Argjentinës, po bën shumë mirë me Eintrachtin e Frankfurtit. 30-vjeçari rikthehet pas pesë vitesh te kombëtarja gjermane.

Trajneri vendosi të marrë me vete në Botëror edhe Armel Bella-Kotchap. 20-vjeçari u transferua në verë nga Bochum te Southampton. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar performanca pozitive në sezonin e parë në Premier League.

Ai debutoi me Gjermaninë në barazimin 3-3 përballë Anglisë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për Nations League, që u zhvillua më 26 nëntor. Katër herë kampionët e botës janë pjesë e grupit E bashkë me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.

/s.f

Next Post
Kush po i kërcënon prokurorët e SPAK?!

Aksioni për Call Center-at, Kraja thirrje shqiptarëve: Mos u bëni pjesë e aktivitetit kriminal, ka pasoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com