Një serë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është gjetur në fshatin Kutalli të Beratit.
Policia gjatë kontrollit ka gjetur 80 punëtore gra brenda serës duke punuar, të cilat janë ndaluar. Gratë po kryenin përpunimin e drogës brenda serës gati për shitje. Kanabis është mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh.
Numri i madh i të ndaluarave ka bërë që policia t’i shoqërojë me autobus drejt Policisë së Beratit. Operacioni eshte zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pas sinjalizimit për serën me kanabis. Serat ngjitur me atë të kanabisit kanë domate, ndërsa tjetra është bosh.
Dyshohet se droga është sjellë nga një tjetër vend, ndërsa brenda serës bëhej paketimi dhe sistemimi i drogës. Akoma nuk dihet sa është sasia e drogës së gjetur në serë.
/a.r