Izet Haxhia ka mohuar se e ka kërcënuar Sali Berishën për të të mbrojtur Sorosin nga akuzat e ish-presidentit të Shqipërisë.
Akuza është bërë nga Altin Goxhaj dhe Haxhia e ka hedhur poshtë, duke zbuluar madje se më 1997, me urdhër të Berishës, është vënë eksploziv në godinën e fondacionit Soros.
“Lexova diku se nje fare Altın Goxhaj kishte bere ‘zbulimin’ se perse eshte kercenuar Sa’leh Berisha nga ana ime.
Sipas ketij aktivisti te O.J.Q, qe hidhet sa ne nje preher politikani tek nje preher tjeter, une e paskam kercenuar Salehun sepse qenkam paguar nga Sorosi, ngaqe Salehu i ka zbuluar lidhjet korruptive me njerzëit e tij ne qeverine e sotme.
Pika qe nuk te bie mor kelyshi i Sigurimsit te Shtetit.
Po pse mundohesh te garosh me Salehun ne shpifje e trillime, nuk ia kalon dot atij.
Ai eshte i vetmi ne llojin e ish- sigurimsave qe nuk ja leshon vendin e pare askujt per shpifje e trillime, as ty qe je i biri i nje sigurimsi famekeq.
Babai jot ka qene drejtori i arshives se Sigurimit te Shtetit dhe pyete njehere per dosjen e atij qe i sherben sot duke shpifur marrezira te tilla.
Prinderit e mi te thjeshte e të ndershem me kane edukuar te mos genjej kurre, te mos shpif, te mos vjedh, te jem i ndershem e besnik… ndersa ti kuptohet qe ke marre shume nga zanati i babait tend prej sigurimsi.
Nuk e njoh as Sorosin as soroistat qe ka ne Shqipëri.
Por dua te kujtoj ty dhe Salehut se me porosi te tij kemi vendosur bomben ne ndertesen e ketij fondacioni ne mars te ‘97, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazeten e ketij rebelimi, Koha jone. Kaq per sonte”, shkruan Izet Haxhiaj.