Lirohen të gjithë të shoqëruarit nga një ditë më parë në aksionin në call center të ndryshëm në Vlorë. Policia e Vlorës konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar.
Ndërkohë, hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë. Sipas burimeve, janë sekuestruar kompjuterë dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të. Hetimi vijon, diçka kjo e konfirmuar edhe nga policia e Vlorës.
Ditën e djeshme Guardia Civil spanjolle, e mbështetur nga policia shqiptare dhe nën drejtimin e SPAK, ka zhvilluar disa kontrolle blic në disa kompani “call center” ne Elbasan, Vlorë dhe Tiranë.
Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve të përbashkëta me autoritetet spanjolle për mashtrimet online, por nuk janë dhënë detaje të shumta mbi operacionin.