Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha analizoi dy arsye që kanë detyruar kryedemokratin Berisha të shtyje afatin e primareve.
Nje shkak është angazhimi te protesta. Është e rëndësishme për PD-në të mobilizojë dhe përqendrojë të gjitha forcat te thirrja e njerëzve dhe organizimi i protestës së 12 nëntorit.
Ndërsa, arsyeja e dytë që shtyu afatin e primareve është se në disa bashki ka pasur vështirësi për nxjerrjen e kandidatëve. Burimet saktesojne se mbi 60 perqind te bashkive ne rang vendi nuk ka asnje propozim apo veteofrim.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës nga degët e PD për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.
Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë./m.j