E PERDITESUAR – Nuredin Suli është emri i biznesmenti që iu vu eksploziv në makinë ditën e sotme pranë qendrës tregtare “Kristal”. Prej vitesh biznesmeni ka një konflikt të hapur me një familje në Fieri pas vrasjes së vëllait të tij Neim Suli. Ai u qëllua për vdekje para banesës së tij në nëntor të 2012. Policia Fier për vrasjen e Neim Suli ndaloi shtetasin Gëzim Sulo 49 vjeç si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo 22 dhe 20 vjeç. Babai me dy djemtë u shpallën në këkrim menjëherë pasi ndodhi vrasja e biznesmenit Neim Suli. Polica pohoi zyrtarisht në atë kohë se vrasja e Neim Sulit erdhi pas debateve e zënkave të shpeshta mes viktimës dhe autorëve të kësaj vrasje.
Gazeta ‘Tema’ shkruan se sipas Nuredin Sulit autorët e vrasjes paguan 100 mijë euro duke ndryshuar rrjedhën e gjykimit. Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen. Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit. Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit. Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos. Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.
********
Janë zbardhur detajet e para që lidhen me alarmin për bombë në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Burime nga policia thonë se alarmi ka rezultuar i vërtetë, ndërsa një sasi lënde eksplozive është gjetur në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare ‘Kristal’.
Dyshimet e para lidhen me vendosjen e bombës në një automjet, ndërsa ajo ka rënë pasi makinaka lëvizur. Kanë qenë qytetarët ata që kanë informuar policinë. Kjo e fundit, pasi ka krijuar perimetrin e sigurisë, ka kryer shpërthimin e kontrolluar.
Hetimet pritet të nxjerrin në pah detaje të tjera ndersa mesohet se makina ishte ne pronesi te biznesmenit Nuredin Suli nga Fieri.
*********
Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se një alarm për bombë ka tronditur blerësit e një qendre tregtare.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme te lagja e quajtur ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.
Mësohet se njësitë antieksploziv dhe policia kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa po verifikojnë një pako të dyshimtë, të gjetur në ambientet e qendrës.
Dyshimet e para lidhen me vendosjen e një bombe të telekomanduar.