• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eksploziv makinës së biznesmenit fierak, 4 vite më parë i vranë vëllain

by Aalison Pearse Stevens
09/02/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nuredinE PERDITESUAR – Nuredin Suli është emri i biznesmenti që iu vu eksploziv në makinë ditën e sotme pranë qendrës tregtare “Kristal”. Prej vitesh biznesmeni ka një konflikt të hapur me një familje në Fieri pas vrasjes së vëllait të tij Neim Suli. Ai u qëllua për vdekje para banesës së tij në nëntor të 2012. Policia Fier për vrasjen e Neim Suli ndaloi shtetasin Gëzim Sulo 49 vjeç si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo 22 dhe 20 vjeç. Babai me dy djemtë u shpallën në këkrim menjëherë pasi ndodhi vrasja e biznesmenit Neim Suli. Polica pohoi zyrtarisht në atë kohë se vrasja e Neim Sulit erdhi pas debateve e zënkave të shpeshta mes viktimës dhe autorëve të kësaj vrasje.

Gazeta ‘Tema’ shkruan se sipas Nuredin Sulit autorët e vrasjes paguan 100 mijë euro duke ndryshuar rrjedhën e gjykimit. Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen. Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit. Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit. Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos. Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.

********
Janë zbardhur detajet e para që lidhen me alarmin për bombë në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Burime nga policia thonë se alarmi ka rezultuar i vërtetë, ndërsa një sasi lënde eksplozive është gjetur në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare ‘Kristal’.

Dyshimet e para lidhen me vendosjen e bombës në një automjet, ndërsa ajo ka rënë pasi makinaka lëvizur. Kanë qenë qytetarët ata që kanë informuar policinë. Kjo e fundit, pasi ka krijuar perimetrin e sigurisë, ka kryer shpërthimin e kontrolluar.

Hetimet pritet të nxjerrin në pah detaje të tjera ndersa mesohet se makina ishte ne pronesi te biznesmenit Nuredin Suli nga Fieri.

*********

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se një alarm për bombë ka tronditur blerësit e një qendre tregtare.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme te lagja e quajtur ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Mësohet se njësitë antieksploziv dhe policia kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa po verifikojnë një pako të dyshimtë, të gjetur në ambientet e qendrës.

Dyshimet e para lidhen me vendosjen e një bombe të telekomanduar.

 

Next Post

Pacolli: Amaneti i mjeshtrit Kodra, të prehej në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In