Lindita Toma është emri që synon bashkinë e Kurbinit. Përmes një deklarate për mediat, Toma ka bërë me dije se do të jetë pjesë e Primareve dhe se do të kandidojë për bashkinë e Kurbinit.
Ajo është shprehur se do të punojë fort për t’i rikthyer bashkinë qytetarëve.
Deklarata e plotë
Të dashur miq,
Unë jam Lindita Toma, lindur dhe rritur në qytetin e Laçit.
Kam mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë, më pas ndoqa studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Kontabilitet, ku edhe përfundova Masterin Profesional Kontabilitet-Auditim.
Kam qenë e angazhuar që në moshë të re në strukturat e Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas, duke u votuar se fundmi si Kryetare.
Gjithashtu kam qenë mjaft aktive në aksionet politike te PD. Vij nga një familje e respektuar autoktone kurbinase, me kontribut të rëndësishëm në Partinë Demokratike prej 31 vitesh.
Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë.
Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.
Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas,
do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin,
do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët.
Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim.
Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit tim janë:
1. Punësimi i të rinjve
2. Vlerësimi i intelektualëve
3. Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe
4. Përkrahja e qytetarëve në nevojë
5. Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin
6. Zhvillimi i turizmit
7. Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin
8. Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh.
U bëj thirrje qytetarëve Kurbinas të marrin pjese në procesin e PRIMAREVE për të treguar që populli vendos dhe populli zgjedh më të mirin.
Së fundmi, iu bëj thirrje të marrim pjesë në protestën kombëtare të datës 12 Nëntor, si një mënyrë për largimin e së keqes nga vendi ynë dhe rikthimin e shpresës në vatrat tona.
BASHKE PER TE ARDHMEN!
FALEMINDERIT NGA ZEMRA
/a.r