Tunizia ka përfunduar 200 kilometërshin e parë të pengesës që ka projektuar për parandalimin e terrorizmit në vend. Pengesa është ndërtuar përgjatë kufirit të saj më Libinë. Ajo është e ndërtuar me rërë dhe ujë, njofton BBC.
Verën e kaluar 38 persona u vranë në një plazh nga një person i armatosur që thuhet që është trajnuar në Libi.
Ministri i mbrojtjes së Tunizisë tha së faza e dytë e këtij projekto do të përfshijë edhe instalimin e pajisjeve elektronike me ndihmën e Gjermanisë dhe SHBA-ve.