E goditur nga valët e larta plotë 10 metra dhe erërat e nivelit të një stuhie, një nga anijet më të mëdha turistike e të gjitha kohërave, ka pësuar dëme.
Zyrtarët e mbretërisë së Karaibeve, kanë bërë të ditur se anija “Anthem of Seas”, mbetet në gjendje të mirë teknike, derisa pasagjerët e tronditur nga valët e mëdha, kanë postuar imazhe në mediet sociale.
Zyrtarët e mbretërisë së Karabieve, kanë deklaruar se njëra prej anijeve më të mëdha turistike, ka “përjetuar një përvojë të pakëndshme të stuhisë së detit në kushte ekstreme”.
Anija gjigante ishte nisur mbrëmë, dhe po udhëtonte afër Cape Hatteras pranë brigjeve të Karolinës së Veriut, ndërsa zëdhënësja e kompanisë Cynthia Martinez, ka theksuar se kjo anije ishte nisur nga New York-u dhe se tani është rrugës për në portin Canaveral, Floria.
Forca e stuhisë me erëra të forta raportohet të jetë 112 kilometra në orë, kurse kapiteni i anijes është detyruar të urdhërojë 4.529 pasagjerët dhe 1.616 pjesëtarë të ekuipazhit të qëndrojnë të mbyllur në kabinat e tyre për shkaqe sigurie.