Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat e punës për muajin tetor 2022.
Bazuar në njoftimin e SPAK, gjatë këtij muaji janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
Gjithashtu me vendim Gjykate janë sekuestruar 8 pasuri.
- Janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
- Janë regjistruar 9 procedime penale, nga të cilat, 1 procedim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 8 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
- Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
- Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 9 masa sigurimi personale ndaj 9 personave nën hetim.
- Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur.
Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri, si më poshtë:
– 2 subjekte tregtare.
– 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet.
– 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.
- Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.
- Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin në proces penal për 1 automjet; 14 copë aparate celularë të markave të ndryshme; 15.000 lek; 350 euro dhe 7.300 Usd.
- Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 7 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
- Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
- Në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore është realizuar transferimi i procedimit penal shqiptar pranë një autoriteti të huaj.
- Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për 4 shtetas shqiptar.
- Janë mbajtur 3 takime koordinuese, pjesë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
- 3 prokurorë të posaçëm kanë marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të zhvilluara jashtë vendi.
- U është kthyer përgjigje 16 kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, media apo agjenci lajmesh të ndryshme.
- Janë kthyer 75 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione publike të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
- Janë monitoruar treguesit e realizimit të buxhetit të SPAK për muajin tetor 2022; Është përdorur AFMIS në të gjitha fazat e ciklit të Menaxhimit Financiar të SPAK; Janë iniciuar 6 procedura prokurimi dhe janë nënshkruar 6 kontrata furnizimi me mallra dhe shërbime.
- Është realizuar nga Drejtuesi i SPAK seanca e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023 të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
- Është arritur përfundimi i konfigurimit të Datacenter dhe konfigurimi i sistemit te sigurisë të postës elektronike në SPAK. Ka vazhduar puna për realizimin e marrjes të aksesit në databazat e institucioneve shtetërore, duke realizuar aksesin në dy sisteme të reja databazash.
- Është monitoruar me përparësi siguria e informacionit elektronik dhe zbatimi i rregulloreve të brendshme në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”,duke garantuar ruajtjen, sigurinë dhe integritetin e informacionit të klasifikuar.
- Është ngritur grupi punës dhe ka filluar puna për krijimin e infrastrukturës për realizimin e sistemit të menaxhimit elektronik të dosjevenë SPAK.
/s.f