• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

’14 aparate celularë të konfiskuar’, SPAK bën bilancin e tetorit: 70 të pandehur dërguar për gjykim

by Java News
02/11/2022 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat e punës për muajin tetor 2022.

Bazuar në njoftimin e SPAK, gjatë këtij muaji janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Gjithashtu me vendim Gjykate janë sekuestruar 8 pasuri.

NJOFTIMI I SPAK

  • Janë paraqitur 9 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
  • Janë regjistruar 9 procedime penale, nga të cilat, 1 procedim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 8 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
  • Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
  • Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 9 masa sigurimi personale ndaj 9 personave nën hetim.
  • Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri, si më poshtë:

– 2 subjekte tregtare.

– 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet.

– 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

  • Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.
  • Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin në proces penal për 1 automjet; 14 copë aparate celularë të markave të ndryshme; 15.000 lek; 350 euro dhe 7.300 Usd.
  • Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 7 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
  • Janë vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
  • Në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore është realizuar transferimi i procedimit penal shqiptar pranë një autoriteti të huaj.
  • Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për 4 shtetas shqiptar.
  • Janë mbajtur 3 takime koordinuese, pjesë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
  • 3 prokurorë të posaçëm kanë marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të zhvilluara jashtë vendi.
  • U është kthyer përgjigje 16 kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, media apo agjenci lajmesh të ndryshme.
  • Janë kthyer 75 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione publike të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
  • Janë monitoruar treguesit e realizimit të buxhetit të SPAK për muajin tetor 2022; Është përdorur AFMIS në të gjitha fazat e ciklit të Menaxhimit Financiar të SPAK; Janë iniciuar 6 procedura prokurimi dhe janë nënshkruar 6 kontrata furnizimi me mallra dhe shërbime.
  • Është realizuar nga Drejtuesi i SPAK seanca e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023 të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
  • Është arritur përfundimi i konfigurimit të Datacenter dhe konfigurimi i sistemit te sigurisë të postës elektronike në SPAK. Ka vazhduar puna për realizimin e marrjes të aksesit në databazat e institucioneve shtetërore, duke realizuar aksesin në dy sisteme të reja databazash.
  • Është monitoruar me përparësi siguria e informacionit elektronik dhe zbatimi i rregulloreve të brendshme në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”,duke garantuar ruajtjen, sigurinë dhe integritetin e informacionit të klasifikuar.
  • Është ngritur grupi punës dhe ka filluar puna për krijimin e infrastrukturës për realizimin e sistemit të menaxhimit elektronik të dosjevenë SPAK.

/s.f

Next Post
FOTO: Wanda Nara ‘tërbon’ ndjekësit, pozon pa të brendshme në Paris

FOTO: Wanda Nara 'tërbon' ndjekësit, pozon pa të brendshme në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In