Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar thirrjet e Sali Berishës për protesta, si dhe marrëveshjen e tij me Ilir Metën për zgjedhjet vendore.
Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali e konsideroi këtë si “aleanca anti-perëndimore e Qamilit dhe Haxhiut”.
Sipas ministres, me politikën që ndjekin këta, duan të kthejnë orën pas, në kohën kur ata qeverisnin. Spiropali thotë se koha e tyre ka vdekur.
Spiropali: Sapo dëgjuat prologun e revolucionit të Haxhiut dhe Qamilit, ose aleancën anti-perëndimore të Qamilit dhe Haxhiut. Mos kini asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb, dhe s’ka rëndësi nëse ata vishnin poture dhe vinin thes apo kapele të tjera dhe këta vijnë me kollare dhe me kostum. Në thelb bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë orën pas, duan të kthejnë kohën e tyre, kohën që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masat.
E thotë ai që mori peng revolucionin e vërtetë demokratik të studentëve, të punëtorëve, të njerëzve të vuajtur, të përndjekurve, të të persekutuarve, të burgosurve! Ai që doli nga xhepi i pardesysë së atij që ishte President, drejt e në tribunën ku përvetësoi revolucionin e një populli të tërë. Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin, që kur ishte President nuk e priste asnjë kre shteti, sepse s’mund ta priste. Një njeri që fliste për bombardime nga SHBA, i cili fliste për bunkerë, për ambasadorë të blerë dhe të shitur sepse nuk mbështesnin këtë.
Të tillë e kanë politikën këta, me të blerë me të shitur, me hajna, me të korruptuar. Kur janë këtu në këtë fopltore, siç bënë atëherë në 2005-ën. Hajnat, terroristët, bandat, këta-ata dhe më pas në qeveri të jap dorën, se s’ke qenë i tillë se ashtu më duhej mua për politikë. Ja kjo është politika e tyre. nuk ka asnjë lidhje, as për dëshirën për progres, as për punën, as me këto raportet të zonjave Çupi dhe Denaj, as komisionet që ne ngremë këtu, nuk duan t’ia dinë fare ata se nuk ëështë punë e tyre të lexojnë këto e të flasin për këto, e të flasin për qytetarët, bashkitë dhe njësitë vendore.
Ata kanë vetëm një njësi në mendje, veten. Dy metra katrorë nën këmbët e tyre. Kjo është njësia e vetqeverisjes vendore, kjo është bashkia e tyre, kjo është qeveria e tyre, ai është pushteti i tyre. Metrat katrorë nën këmbë, se ku do i çojnë, do i marrin me vete apo jo, këtë nuk e dimë. Por dimë që askush askush nuk ka marrë me vete gjë përveç nderit apo turpit. E turpi është i tyre. Del këtu dhe flet për hajna, kujt i thotë hajnë ai, që është shpallur hajnë ndërkombëtar, dhe jo më pas se sa aleati ynë strategjik. Kujt i thotë bandë ai që edhe për pak tani po del parti e padëshiruar në SHBA, BE dhe kudo tjetër ku ka njerëz dhe deputetë, funksionarë e mbështetës që e duan Shqipërinë. Ndoshta edhe më shumë se këta që dalin dhe bërtasin këtu.
\Çfarë revolucioni do bëjë në 12 nëntor ky? Në emër të kujt do e bëjë revolucionin dhe në emër të kujt do e përmbysi qeverinë e zgjedhur me votë. Po këta nuk dinë gjë tjetër, ose të përmbysin me dhunë, ose duan të marrin pushtet në tavolinë. Si do e marrin pushtetin këto në tavolinë në bashki? Me këto 33 bashkitë e reja që kanë propozuar? Me këto do e marrin pushtetin, që janë ulur përpara hartës dhe kanë thënë “po cilat nga këto zona elektorale na japin pak më shumë vota ne”? I kanë ndarë ato 33 bashki dhe s’ka rëndësi a janë bashki urbane, a janë bashki rurale, a kanë qenë ndonjëherë qendra administrative, a kanë menaxhuar ndonjëherë.
Grumbuj fshatrash që mund të na votojnë ne dhe oburra t’i propozojmë për bashki. Duke mos respektuar as këto grumbujt e fshatrave sepse duan t’i përdorin dhe ato si mish për top. Dushku, Shupenca, Bicaj etj. Zona që këta i konsiderojnë bastione elektorale. Janë disa zona që këta i konsiderojnë si bastione elektorale. Mendojnë se bastionet do funksionojnë edhe në vitin 2023-shin.
Berisha paralajmëron deputetët socialistë: Më 12 nëntor është gjyqi popullor ndaj jush, do i’u gjejmë edhe në vrimën e miut po të hyni
Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se më 12 nëntor do të bëhet gjyqi popullor ndaj qeverisë Rama.
Komentet Berisha i ka bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku akuzoi deputetët socialistë si servilë dhe njerëz që i lëpihen Edi Ramës. Berisha tha ndër të tjera se linja e fluturimeve Air Albania ka falimentuar.
“Kujdestarët e boshkave e paguani me një çmim tre herë më të lartë se një rrogë të mesme. Etërit e tyre ishin mizorë. Por ju garantoj se të gjithë sëbashku me Enver Hoxhën nuk kanë shpenzuar në tërësi kaq sa ka shpenzuar Edi Rama 20 milion euro për charter. A mendoni ju se me këto vjedhje dhe abuzime përzutë nga Shqipëria 744 mijë qytetarë nga 2014 deri më sot. I lëpiheni e i serviloseni Ramës në mënyrën më të neveritshme. Ne nuk flasim si flet Rama se nuk duam që hapsira televizive publike të ndotet siç e ndot ai. Shkon e u thotë shqiptarëve se fluturimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete.
Air Albania ka tre vite që nuk dërgon bilancet, është e falimentuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që vjedhja e pasurive kombëtare ua ka mbyllur veshët. Në 12 nëntor është gjyqi i madh që popolli do u bëjë juve. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Mblidh kë të duash atë ditë, do të të gjejmë atë ditë edhe sikur në vrimën e miut të futesh. Keni tejkaluar, ska parlament si ky. Një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre”, u shpreh Berisha./m.j