Dhjetëra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë dalë këtë mëngjes në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Kjo është dita e dytë e protestës. Sot banorët janë më të shumtë në numër, krahasuar me një ditë më parë ndërsa kanë bllokuar rrugën dhe punimet.
Protesta e tyre vjen si pasojë e dëmtimit të rrugës nga një firmë e cila ka punuar për të hapur kanalet e ujërave të zeza.
Firma kur ka përfunduar punën ka lënë rrugën e dëmtuar çka ka sjellë edhe pakënaqësi nga ana e banorëve të cilët kërkojnë rikthimin e gjendjes së mëparshme të rrugës me anë të protestave dhe një peticioni të firmosur nga 67 banorë.
Banorët kërkojnë kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme pasi firma ka kryer punimet për kanalizimet e ujërave të zeza e ka lënë punën gjysmake.
/s.f