• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putini tërhiqet nga marrëveshja historike, Rusia ndalon eksportet e grurit në Detin e Zi

by Java News
30/10/2022 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia është tërhequr nga marrëveshja historike për dërgimin e drithërave nga Ukrainë e cila u firmos në Stamboll duke provokuar zemërim ndërkombëtar dhe duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjeve për të lehtësuar krizën globale ushqimore.

Kjo vjen pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm masiv me dron mbi flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime. Ukraina nuk e ka pranuar sulmin dhe presidenti Volodymyr Zelensky e quajti lëvizjen ruse të parashikueshme. Zelensky tha se nevojitet një përgjigje e fortë ndërkombëtare si nga OKB-ja, ashtu edhe nga njëzet ekonomitë më të mëdha të botës.

Pezullimi i kësaj marrëveshje për eksportet e grurit do të shkurtojë dërgesat nga Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, nga portet e saj të rëndësishme të Detit të Zi. Presidenti i SHBA Joe Biden u shpreh se ky ndalim do të rriste urinë. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu keqardhjen për këtë pezullim dhe u kërkoi “të gjitha palëve të mbajnë funksionale këtë iniciativë thelbësore, jetëshpëtuese.

“Çdo veprim i Rusisë për të ndërprerë këto eksporte është në thelb një deklaratë që njerëzit dhe familjet në mbarë botën duhet të paguajnë më shumë për ushqim ose të mbeten të uritur. Duke pezulluar këtë marrëveshje, Rusia po armatizon sërish ushqimin në luftën që filloi, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe në çmimet globale të ushqimit duke përkeqësuar krizat tashmë të rënda humanitare dhe pasigurinë ushqimore.”

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit shënon një zhvillim të ri në një luftë që kohët e fundit është dominuar nga kundërofensiva ukrainase dhe sulmet me dronë ku pala ruse ka shkatërruar më shumë se 30% të kapacitetit energjitik të Ukrainës dhe kanë goditur zonat e populluara.

Më shumë se 9 milionë ton misër, grurë, produkte luledielli, elbi dhe soje janë eksportuar sipas marrëveshjes, të nënshkruar më 22 Korrik. Ukraina ka denoncuar Rusinë se ka bllokuar pothuajse 200 anije që të merrnin ngarkesat e grurit. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u bëri thirrje të gjitha shteteve që të kërkojnë nga Rusia të ndalojë lojërat dhe të ripërkushtohet detyrimeve të saj. Deri në 100 robër lufte thuhet se janë shkëmbyer mes Rusisë dhe Ukrainës së fundmi. Forcat e mbështetura nga Rusia thonë se kanë përfunduar një tërheqje të civilëve nga qyteti kryesor jugor i Ukrainës, Kherson. Qyteti kishte një popullsi prej rreth 288,000 njerëz para luftës dhe ishte një nga të parët që ra në duart e trupave të Moskës pas pushtimit të Shkurtit.

/s.f

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

November 27, 2026
Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

November 27, 2026
Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

November 27, 2026
Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

November 27, 2026
Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

November 27, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Kronika dëshmon për historinë e ditës së djeshme!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In