Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
82 të tjerë raportohet se janë lënduar, shkruan BBC.
Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që ndihmojnë të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Incidenti vdekjeprurës, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e COVID-19.
Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.
Një dëshmitar i tha Reuters se një morg i improvizuar ishte ngritur në një ndërtesë afër vendit të ngjarjes.
Dhjetëra trupa u transportuan më vonë në barela, tha dëshmitari.
Sot vetëm disa dyqane janë hapur në vendin e tragjedisë, ndërsa të tjerë janë ende mbyllur dhe po respektojnë periudhën e zisë kombëtare prej 7 ditësh që u shpall nga presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.
/s.f