• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka për ’12 nëntorin’: S’është problem hyrja në Kryeministri, Rama të qëndrojë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më ’21 janar’

by Java News
30/10/2022 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mbi protestën e 12 nëntorit.

Ai u shpreh se kryeministri duhet të qëndrojë në zyrë e të përballet me protestën, si Berisha më 21 janar.

Paloka u shpreh si bindur se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi.

“Kërkesa nga qytetarët, anëtarët e PD e opozitarët ka qenë e vazhdueshme. Protesta ka pasur në vijimësi, por është një protestë e madhe që e organizon opozita. Do jetë më e  madhe se ajo e korrikut,. Kur shqiptarët u mblodhën në 7 korrik në pik të vapës e të pushimeve, nuk diskutoj pjesëmarrjen në 12 nëntor. Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria.

Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Të ishte kështu e kishim bërë me kohë. Duhet vullneti i organizatorëve të jetë i palëkundur për qëllimin e ku do shkojë protesta, apo protestat. Kemi hyrë ne primare e para kemi zgjedhjet lokale. nuk kemi dyshime që ndryshimi vjen me votë.

Duhet të krijojmë kushtet si opozitë që shqiptarët të votojnë lirisht e grevat e protestat janë ato që do përdorim për të arritur tek vota e lirë. Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur deri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Ram ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet. Blindon dyert me hekura, e di ai çfarë frike ka, por përderisa e ka frikën duhet të ketë edhe një arsye.

Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrige e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai.

/s.f

Next Post
Përdhunoi 34-vjeçaren greke në stacionin e autobusit, zbulohet vendi në Shqipëri ku fshihet autori

Përdhunoi 34-vjeçaren greke në stacionin e autobusit, zbulohet vendi në Shqipëri ku fshihet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com