Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij në Peshkopi ka folur për Rrugën e Arbrit, duke thënë se tuneli do të hapet, duke se investimet do sjellin mijëra turistë në Dibër.
Edi Rama: Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë.
Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë.
Na kanë marrë në sysh, s’lanë magji pa na bërë, por tuneli do hapet. Do fillojë lidhja e me Maqellarën, që të mos dëgjojmë llafet e dibranëve bulevardit, do e lidhim me Peshkopinë.
260 mijë turistë do vijnë këtu. Duhen rregulluar llixhat, s’mund të rrinë si ndërmarrje komunale. Një gjë dua të them për fëmijët, ne po bëjmë një investim të rëndësishëm në një program për t’i mbështetur sa më shumë të rinjtë që të bëjnë kurs intensive për teknologji që të punësohen pa lëvizur nga shtëpia. Përmes kompjuterit të punojnë në gjithë botën, duke marrë rroga më të mira se e imja.
Këtë vend e ka bekuar Zoti, e ka bërë ditën e dielë kur ka qenë pushim, kur ka ardhur puna të bëjë shqiptarët i ka lënë përgjysmë se ka ardhur e hëna. Ne jemi ndarë, por shyqyr që shumica është bërë, është ajo pakica që të luan mendsh. Si mban dot as për hudhra se janë shumë.
Nëse Zoti e ka bërë ditën e dielë Shqipërinë ka qenë me mëngjes. Sot jemi dita me natën, krahasuar me atë ku e nisëm ne. Në krahasim me atë që do bëjmë akoma nuk ka gdhirë.
Ky vend e ka kaluar pjesën më të vështirë.”/m.j