Prokurori Adnan Xholi ka depozituar ditën e sotme kandidaturën për të qenë drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Teksa të gjithë janë stepur për të marrë hapin e dorëzimit të kandidaturës për drejtimin e SPAK, prokurori Adnan Xholi, ka shfaqur interes për këtë pozicion dhe ka dorëzuar sot kërkesën për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se është harruar të shfaqet interes për vendin e kreut të SPAK, pasi edhe pesë ditë afat kanë mbetur për dorëzimin e kandidaturave.
KLP ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership./m.j