Në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka komentuar deklaratën e kreu të SPAK Arben Kraja, i cili tha pak më parë se ka indicie se ka pasur presione e kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shpreh se ky i fundit duhet t’i thotë me emra.
“Kraja të thotë se kush janë gjyqtarët që janë kërcënuar. Ky është shtet nuk është lëvizje populiste. Ka presione, futi në burg. SPAK po shkon drejt dështimit. Korrupsioni po vazhdon në mënyrë galopante. Nëse SPAK është trembur s’ka vlerë. Arben Kraja nuk dha emër se kush u ka bërë presion, që do të thotë se gënjen- tha ai.
Më tej ai tha se duhet goditur korrupsioni, që sipas tij është në mazhorancë, opozitë dhe në pushtetin lokal.“Duhet goditur korrupsioni, korrupsioni është në sistem, duhet prishur sistemi. Është sistem korrupsioni dhe në këtë moment duhet një forcë shumë e madhe goditje, por kjo mungon. Korrupsioni vazhdon në mazhorancë, në opozitë dhe në pushtetin lokal”- nënvizoi Kraja.
Ngjela theksoi se në SPAK ka presion dhe blerje.
/s.f